Reka: Jugosfera 2.0

11 nëntor 2019 | 11:37

Ish kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka reaguar ndaj Samitit të Ohrit.

Reka ka deklaruar se në këtë samit ka rënë perdja edhe e trelaterales së Ohrit.

“Jugosfera 2.0. Ra perdja edhe e trelaterales së Ohrit. Aty pranë  Shën Naumit, të cilin Zogu ia dhuroi Pashiqit, krijuesit të  Partisë  Radikale Serbe, kryetar i së cilës sot është Vuçiqi.  Ky, i vetëdijshëm që sot nuk ka as Zog që pranon union nën kurorën e karagjorgjeviqeve e as hoxhë, për Shqipërinë, si Republikë të 7 të Titos, propozon tash Union Ballkanik. Por, nën hegjemoninë  e Beogradit. “Për hajr” Jugosfera 2.0!”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shtete australiane, Ueslli i Ri Jugor dhe Kuinslland, kanë…