Reka: Kufijtë e Ballkanit vizatoheshin me laps dhe fshiheshin me plumb

09 gusht 2018 | 11:56

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, duke komentuar debatin e fundit rreth korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se në të kaluarën kufijtë e Ballkanit janë vizituar me laps, por që janë fshirë me plumb.

“Kufijtë e Ballkanit vizatoheshin me laps, por fshiheshin me plumb. Diplomacitë i krijonin, e ushtritë i zhbënin sa herë që ndryshimet territoriale, nuk pajtonin parimin historik me atë etnik”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kjo deklaratë e Rekës vjen pas idesë së presidentit Hashim Thaçi që të këtë korrigjim të kufirit me Serbinë, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëntë persona kanë vdekur në mëngjesin e së enjtes pasi…