Nëntë emigrantë vdesin pas përmbytjes së anijes në Turqi

09 gusht 2018 | 11:40

Nëntë persona kanë vdekur në mëngjesin e së enjtes pasi një anije është përmbytur në bregdetin e Turqisë, kanë njoftuar rojet turke të asaj zone, transmeton “Reuters”.

Katër persona që kanë qenë në anije kanë shpëtuar.

Anija është përmbytur në bregun e Provincës Aydin, afër Kusadasi, një destinacion i populluar nga turistët.

Më 2015, Turqia ishte kthyer në një nga pikat kyçe të zbarkimit për më shumë se 1 milion emigrantë që synonin vendet e Bashkimit Evropian, shumica prej të cilëve kanë ikur nga konflikti dhe varfëria në Lindje të Mesme dhe Afrikë.

Një marrëveshje e vitit 2016 në mes të Turqisë dhe Bashkimit Evropian ka ulur ndjeshëm këtë trend, pasi qindra persona kanë vdekur duke kaluar nëpër ishujt grekë.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Rojës Bregdetare të Turqisë, deri në këtë periudhë të vitit, në brigjet turke kanë vdekur 54 persona, të cilët janë cilësuar si “emigrantë të parregullt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…