Ambasadori Delawie reagon për vrasjen e dyfishtë në Brekoc të Gjakovës

09 gusht 2018 | 11:35

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar në lidhje më vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur në lagjen Brekoc të Gjakovës.

“Tragjike se si ato nuk ishin mbrojtur. Programi ynë rend dhe ligj është duke punuar me policinë, prokurorët, gjyqtarët për të siguruar që ankesat e dhunës në familje të marrin vëmendjen e menjëhershme. Raporto abuzimin në 080011112”, ka shkruar Delawie në llogarinë e vet në “Twitter”.

Të martën e kësaj jave në lagjen Brekoc të Gjakovës, i dyshuari Pjetër Nrecaj ka vrarë gruan e tij dhe vajzën nëntëvjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj, ka bërë me dije…