Reka merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të filmit në Nju-Jork, shfaqet filmi i fëmijëve nga Kosova të helmuar në vitin 1990

09 maj 2023 | 13:22

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë  në hapjen e festivalit “International Filmmaker Festival of New York – IFFNY”, ku do të shfaqën fila nga 74 shtet të botës.

Reka ka bërë me dije se hapje të festivalit është dhënë premiera e filmit dokumentar të Kosovës, i cili trajton helmimin e 8 mijë e 400 nxënësve shqiptarë të Kosovës nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Mbrëmë në hapjen e festivalit: ‘International Filmmaker Festival of New York – IFFNY’, edicioni i 12-të, ku do të shfaqen filma nga 74 shtete. Në hapjen e Festivalit, u dha premiera botërore e filmit dokumentar të Kosovës: ‘Actors of Cannes’, në regji të Mentor Spahiut e producent Izet Morina, që trajton helmimin e 8,400 nxënësve shqiptarë të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit në vitin 1990. Ndërgjegjja e botës, ende edhe pas 33 vitesh, hesht për këtë krim kundër fëmijëve!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe…