Reka merr pjesë në premierën e filmit dokumentar “Joe DioGuardi: Savior of Kosova”

14 prill 2024 | 23:41

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka marrë pjesë në premierën e filmit dokumentar “Joe DioGuardi: Savior of Kosova”, të autorit Hysen Zeqaj, në Universitetin Fordham.

“Një dëshmi për vitet e rënda për Kosovën, kur DioGuardi ishte zëri ynë në Kongresin Amerikan. Kur, në vitet 1985-1986, do të iniconte rezolutat e para për Kosovën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin e ShBA. ‘Gurë, gurë bëhet kalaja. Kala, kala bëhet Republika e Kosovës’, ishte moto e tij e atyre viteve. Thanks Joe!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën mbrëma të shtëna armësh janë dëgjuar në rrugën…