Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Gjakovës, policia në kërkim të të dyshuarve

14 prill 2024 | 23:40

Të dielën mbrëma të shtëna armësh janë dëgjuar në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, këtë eka konfirmuar për Portalin Dukagjini duke shtuar se policia ka gjetur disa gëzhoje të armës së zjarrit.

Gjithashtu ai bëri të ditur se policia është në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit.

“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, thuhet tutje në konfirmim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Pingpongut Priping, një ndër pretendentët për titullin e…