Reka: Nëse miratohet demarkacioni, pas gjashtë muajsh hiqen vizat

03 dhjetor 22:55

Profesori i së Drejtës Evropiane, Blerim Reka, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodh brenda gjashtë muajve nëse Kuvendi i Kosovës e ratifikon Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Varësisht nga shteti, procedura mund të zgjasë së paku 6 muaj dhe atë nga Komisioni Evropian, i cili nëse konstaton përmbushjen e kritereve nga ‘road map’, lëshon raportin përfundimtar me rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave. Bazuar në këtë raport, pastaj Këshilli, pasi të merr mendimin këshillëdhënës nga Parlamenti Evropian, merr vendimin përfundimtar duke zhvendosur Kosovën nga e ashtuquajtura ‘lista e zezë’ në ‘listën e bardhë’ të shteteve pa viza”, ka thënë Reka në një intervistë për “Express”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Njëherë e mirë duhet të thyhet “miti” se në shkollat…