Reka: Prioritet i qeverisë Kurti, zbatimi i agjendës evropiane

11 shkurt 2020 | 16:12

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka është takuar me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila ia ka uruar detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë e zyrës që drejton për të mbështetur integrimit evropian të Kosovës.

Me këtë rast, Reka ka theksuar se prioritet i qeverisë Kurti do të ketë përkushtimi për zbatimin e agjendës evropiane.

Në aspektin afatshkurtër, ministri Reka ka potencuar rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të finalizuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si një çështje shumë gjatë e prolonguar.

Po ashtu, ai ka ritheksuar zotimet e qeverisë Kurti se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në sigurimin e zbatimit të sundimit të rendit dhe ligjit si komponentët kryesore që kontribuojnë në këtë drejtim.

Reka dhe Apostolova janë pajtuar që të punojnë në një agjendë të përbashkët më të intensifikuar, si dhe të shtojnë më tej koordinimin teknik dhe profesional me Ministrinë e Integrimit Evropian si institucion përgjegjës për koordinimin e procesit të integrimit evropian në nivel vendi.

Ndërsa Apostolova ka theksuar se “Ministria e Integrimit Evropian është partneri kryesor i BE-së në Qeveri”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, pas…