Reka takohet me ambasadoren Elliott, bisedojnë për kontekstin rajonal gjeopolitik pas agresionit rus në Ukrainë

28 shkurt 2024 | 12:47

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka pritur në takim ambasadoren Susan Elliott.

Reka ka bërë me dije se me ambasadoren Elliott, ka biseduar për kontekstin rajonal gjeopolitik, pas agresionit rus në Ukrainë.

“Dje prita ambasadoren Susan Elliott, presidente dhe CEO e NCAFP (komiteti nacional i politikës së jashtme amerikane). E themeluar para 50 vitesh nga prof. Morgentau, kjo organizatë e ish-diplomatëve, ndihmon avancimin e politikës së jashtme amerikane. Me përvojën e saj diplomatike në: Rusi, Taxhikistan, Irlandën e Veriut, Greqi, ish-zëvendëssekretare e Shtetit, duke punuar edhe me Madeleine Albright e Condoleezza Rice, e njihte mirë edhe Kosovën. Diskutuam për kontekstin rajonal gjeopolitik, pas agresionit rus në Ukrainë”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rastet e fundit të plaçkitjeve, rrahjeve dhe gjuajtjeve me armë…