Reka takon ambasadoren daneze në OKB, diskutojnë forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

02 prill 2026 | 15:37

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka takuar Christina Markus Lassen, përfaqësuese e përhershme e Danimarkës në OKB.

“Nga takimi i djeshëm me ambasadoren Christina Markus Lassen, përfaqësuese e përhershme e Danimarkës në OKB, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Gjatë takimit, ata kanë biseduar për raportet ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, sidomos në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe proceseve integruese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin…