Reka takon veprimtarin Hasan Osmani, i cili ishte zë i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongres

21 mars 2023 | 18:35

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ka takuar veprimtarin Hasan Osmanin, njërin nga vëllezërit Osmani që bashkë me Ligën Shqiptaro-Amerikane, ishin zëri ynë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongres, në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar.

“Sot takova Hasan Osmanin, njërin nga vëllezërit Osmani; veprimtarët e Nju Jorkut nga Morina e Gjakovës, që bashkë me Ligën Shqiptaro-Amerikane, ishin zëri ynë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Kongres, në dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kundërkandidati i Milo Gjukanviqit për president të Malit të Zi,…