Reka: Tomahowkat amerikane u treguan më të fuqishme se vetoja ruse

14 prill 2018 | 09:54

Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka reaguar për sulmet që ndodhën mëngjesin e së shtunës në Siri nga koalicioni i udhëhequr nga ShBA-ja, në mbështetje të Britanisë dhe Francës.

Reka ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Tomahowkat amerikane u treguan më të fuqishme se vetoja ruse, raporton “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Rekës:

Në prill të viti të kaluar, shkruajta për domosdonë e tomahowk diplomacisë amerikane për përfundimin e agonisë siriane. Mbrëmë, raktetat tomahowk u lansuan kundër caqeve ushtarake siriane. Vetoja Ruse në KS të OKB, nuk ndali tre anëtarët tjerë të përhershëm (SHBA, Britaninë dhe Francën), që të ndëprejnë gjenocidin shtatë vjeçar mbi popullin sirian. Sikur që nuk e kishin pritur rezolutën e KS, as në vitin 1999, për të parandaluar gjenocidin në Kosovë. Kriminelët diktatorijal të tipit të Millosheviqit dhe Asadit, nuk mund të mbrohen më në Këshillin e Sigurimit. Tomahowkat amerikane, u treguan më të fuqishme se vetoja ruse. Prej mbrëmë bota nuk do të jetë e njejtë. Amnestimi diplomatik i gjenocidit, shkon në histori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Franca kanë bombarduar disa caqe…