
Rekës së Keqe po i kthehet nami me trajnerin Avdyl Sadrija
16 shtator 2020
| 17:35
KF Korenica po bënë paraqitje të mirë në ndeshjet parasezonale në Ligën e Tretë.
Trajneri i ekipit KF Korenica, Avdyl Sadrija po bën “kërdi” duke e forcuar çdo ditë e më shumë ekipin të cilin po e trajnon tani. Edhe pse i ri në ekip, trajneri Avdyl Sadrija po bën që ekipi KF Korenica, të ketë suksese në ndeshjet e zhvilluara që nga ardhja e tij.
Në ndeshjet parasezonale ekipi KF Korenica, ka fituar dhe barazuar. E siç duket kjo ka bërë që trajneri i ri, Avdyl Sadrija të sjellë stabilitet e disiplinë në ekipin e futbollit KF Korenica. Në ndeshjen e parë “KF Korenica”, ka fituar me rezultat 4 me 1 ndaj KF Dejni.