Rekord teknologjik, Wi-Fi në 700 kilometra distancë

09 dhjetor 2019 | 13:04

Universiteti Politeknik i Torinos ka vendosur një rekord teknologjik me shpikjen e lidhjes Wi-Fi midis një sensori dhe një marrësi më shumë se 700 km larg, konkretisht mes Sardenjës dhe Spanjës.

Eksperimenti filloi në vitin 2017 dhe u krye nga universitetet ‘iXem Labs’, të cilat gjithmonë janë angazhuar për kërkime në fushën digjitale, me qëllim ndërtimin e një sistemi autonom dhe alternativ për mbledhjen e të dhënave celulare të zbatueshme në çdo vend, madje edhe në largësi, pavarësisht nga disponueshmëria e energjisë dhe kushtet e mbulimit.

Që sistemi të jetë i qëndrueshëm dhe i riprodhueshëm, kërkohen dy karakteristika thelbësore: konsumi shumë i ulët i energjisë dhe lidhjet në distanca të gjata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klinika e Ortopedisë ka kthyer në funksion të plotë sallat…