‘Remi’ dyshon në vërtetësinë e një dokumenti që iu paraqit në Speciale me nënshkrimin e tij

12 korrik 2023 | 14:12

Ish-komandanti i UÇK-së në Llap, Rrustem Mustafa  – “Remi” është duke vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale të Hagës në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjatë dëshmisë,  atij i është paraqitur një dokument me nënshkrimin e tij.

E për vërtetësinë e dokumentit të prezantuar ai ka hedhur dyshime.

Mustafës nuk i është dukur as forma e as përmbajtja si e dokumenteve që i kanë përpiluara ata gjatë kohës së luftës.

Prokurorja: A e njihini këtë nënshkrim?

Mustafa: Nënshkrimi duhet të jetë i imi, por unë befasohem me këtë dokument. Nuk është formë e dokumenteve tona që unë i kam nënshkruar. Forma dhe përmbajtja po më duken interesant.

Prokurorja:  Z. Mustafa dua që ta lexosh paragrafin e parë, emrin datën dhe kohën që personi thuhet se është arrestuar.

Mustafa: Emrin nëse më lejoni do ta kursej sepse nuk dëshirojë që të ndihet familja e tij keq, apo ai personalisht. I lindur më 12.06.1965 , në Llapashticë të Poshtme ku edhe jeton, mbajtje në lokalet prej 04.01.1999 për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të vjedhjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë…