Remi në Hagë: Thaçi na bindi ta pranojmë marrëveshjen e Rambujesë, kjo solli lirinë e Kosovës

14 korrik 2023 | 15:00

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – “Remi” është duke u intervistuar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, në ditën e katërt të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale.

Funksionimi i UÇK-së në Llap, takimet me Shtabin e Përgjithshëm si dhe marrëveshja e Rambujesë ishin çështjet për të cilat avokati Luka Misetiq, ka pyetur për Remin në pjesën e parë të seancës.

Ish-komandant “Remi” ka thënë se për pranimin e marrëveshjes së Rambujesë ishin bindur nga Hashim Thaçi.

“Zoti Hashim Thaçi tanimë ishte shef i delegacionet të Rambujesë dhe ka bërë gjithçka me na bind. Nuk mund të kthehem prapë dhe të di krejt çka, por e di që ka arritur me na bind një nga një, e kemi ditur se jemi takuar me njerëzit me të fuqishëm të globit. Kemi pasur siguri se ai po kontakton me njerëz të rëndësishëm dhe nuk kemi mundur me i ikë besimit që na ka jep në atë kohë. Unë kam qenë skeptik derisa ka filluar bombardimi i NATO-s, mirëpo jam pajtuar”, ka thënë “Remi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuniteti i biznesit në një vend luan rol jetik për…