‘Remi”: Njerëzit e kohës së Millosheviqit të mos u adresohen medieve

20 mars 2024 | 12:47

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – “Remi” ka kërkuar që njerëzit të cilët kanë punuar në administratë gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit të mos dalin në medie.

Ai ka bërë me dije se kohën në të cilën po kalon Kosova njerëzit që i kanë shërbyer regjimit të Millosheviqti duhet të mënjanohen nga platformat publike.

Mustafa ka shkruar “Facebook” se vetëm në këtë mënyrë mund të evitohen demet nga spekulimet dhe lufta hibride ruso-serbe që mund t’i shkaktohen Kosovës.

“Preventiva e luftës hibride ruso-serbe…Individë të cilët kanë qenë pjesë e administratës së dhunshme në periudhën e pushtimit serb 1989-99, nuk duhet vazhduar t’u adresohen mediave. Ata kanë qenë dhe mbeten njerëz që përvjedhin fokusin e autoritetit duke u vardisur rreth liderëve dhe pa hezitim vihen në shërbim të së keqes”, ka shkruar ai.

Sipas tij, ata duhet të ndihen të sigurt në vendin e tyre.

“Në rrethana të jashtëzakonshme siç jemi ne sot, është mese e nevojshme që të tillët të mënjanohen nga mediet dhe platformat publike, dhe në këtë mënyrë të evitohen dëmet nga spekulimet dhe lufta hibride ruso-serbe që mund t’i shkaktohen vendit. Asnjërit nga të tillët nuk mbajnë barrë për ata që ikën dhe nuk kthehen më, ndihuni të sigurt në vendin tuaj, tani të pavarur!”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina ka shënuar fitore ndaj Flamurtarit të Vlorës me rezultat…