Renovohet banesa e djegur e invalidit të luftës së UÇK-së

19 shkurt 2020 | 15:49

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është renovuar banesa e invalidit të luftës së UÇK-së, Metush Kamberi, e cila ishte djegur nga zjarri.

“Banesa e Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së, ishte djegur e dëmtuar nga zjarri muaj më parë. Ndërsa prej sot, familja e tij tetë anëtarëshe i kthehet banimit në banesën e tyre, tërësisht të renovuar nga Komuna e Prishtinës. Jemi shumë të lumtur që gjetëm mundësinë për ta ndihmuar këtë familje”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas raportimeve nga qytetarët për hedhjen e mbeturinave mbrapa Shtëpisë…