Renovohet objekti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren

20 mars 2024 | 14:58

Komuna e Prizrenit ka përfunduar renovimin e plotë të të objektit të Brigadës së Zjarrfikësve, i cili do t’i ofrojë kushte dinjitoze personelit të guximshëm që i shërben pa u lodhur komunitetit.

Kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj, në ceremoninë e përurimit të këtij objekti, u shpreh se investimi në këtë dikaster u mundëson zjarrfikësve t’u përgjigjen emergjencave me shpejtësi dhe efikasitet.

“Ne mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e banorëve të Komunës së Prizrenit, duke u zotuar për mbështetjen e vazhdueshme të iniciativave që synojnë rritjen e sigurisë publike”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria do të përballet me Kilin të premten në Itali,…