Reperi grek pak para vdekjes këndonte në dasmë me këngëtaren me origjinë shqiptare

02 shtator 2021 | 14:09

Reperi grek Mad Clip nga festa përfundoi në tragjedi. Ai ishte i ftuar në dasmën e mikut të tij, Giorgos Benioudakis, por pas largimit ai u aksidentua për vdekje në lagjen Vougliameni të Athinës.

Mediat greke zbulojnë se në dasmë Mad Clip ka kënduar bashkë me këngëtaren e famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Tre muaj përparë reperi grek me këngëtaren publikuan në bashkëpunim këngën me titullin “Mundet”.

Duke drejtuar një “Porsche”, 34-vjeçari teksa ndiqej nga Policia greke ka kaluar  4 semaforë të kuq duke përfunduar tek një shtyllë që i mori dhe jetën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Katarit, ka thënë se vendi i…