Reshitaj, thirrje sportdashësve: Unë do të jem në stadium për të gjitha skuadrat, hajde edhe ti

02 korrik 2022 | 15:22

Gazetari dhe sportdashësi, Kushtrim Reshitaj u ka bërë thirrje të gjithë sportdashësve që t’i ndjekin nga tribunat e stadionit të Prishtinës të gjitha ndeshjet futbollistike me karkter ndërkombëtar në mbështetje të klubeve të Kosovës.

Ekipet kosovare: Ballkani, Drita, Llapi e Gjilani do të përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare të futbollit. Ekipet kosovare  ndeshjet si vendas do t’i zhvillojnë në Stadionin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Postimi i plotë i Reshitajt:

Paraqitja e skuadrave tona në Europë është forcim i pozicioneve në ranglistën ndërkombëtare, promovim i shtetit dhe i futbollistëve tanë.

Për fatin e keq, vetëm një stadium e kemi në Kosovë momentalisht që i plotëson kushtet minimale të zhvillimit të këtyre garave. Andaj në Prishtinë do të duhej të zbarkojmë të gjithë që kemi mundësi, për t’i dhënë përkrahjen skuadrave tona.

Të katër skuadrat kosovare kanë nevojë për mbështetje në nivel vendi, do të ishte e udhës që krejt kush kemi mundësi t’i ndjekim dhe t’i pëkrahim në stadium

Fati i mirë që biletat janë me çmime të arsyeshme, çka na e mundëson mbase m’i pi 2-3 kafe më pak në ditë, për ta siguru një biletë prej 3 euro ose edhe 5.

Suksesi i BALLKANIT, DRITËS, LLAPIT E GJILANIT, është sukses nacional, jo vetëm lokal. Rivalitetet mund t’i mbajmë për Superligë, Kosova ka nevojë për t’u rritur sa më shumë në nivel ndërkombëtar.

Unë do të jem kismet në stadium për të gjitha skuadrat, hajde edhe ti ??

??⚪?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i personave të regjistruar si punëkërkues në Agjencinë e…