Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në disa zona në Shqipëri, bëhet thirrje për kujdes

09 mars 2024 | 19:55

Reshjet e borës në disa zona malore të Shqipërisë kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Taulant Balla, u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të kenë vëmendje të shtuar.

Balla ka bërë të ditur se Policia e Shtetit dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar janë duke pastruar rrugët.

“Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptarë dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve”- ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Prof.Asoc.Dr.Artan Nimani Sondazhet fillimisht u përdorën nga autori i…