Reshjet rrisin nivelin e ujit në Batllavë dhe Badoc

12 janar 2026 | 14:18

Kompania e Rajonale e Ujësjellësit “KRU Prishtina”, ka njoftuar se pas reshjeve shiut dhe borës është rritur niveli i ujit në  liqenet akumuluese Batllavë dhe Badoc.

Niveli i ujit në liqenin e Badocit është 645.65 m mbi nivelin e detit, përkatësisht 4.20 m nën kuotën maksimale të mbushjes.

Kuota e liqenit të Batllavës është 633.70 m, apo 1.30 m nën nivelin maksimal të mbushjes.

“Në të dyja liqenet është evidentuar rritje e nivelit të ujit pas reshjeve, prej 2.5 deri në 3 metra”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas afrimitetit mes Limit dhe Dolces, ish e dashura e…