Resul Sinani: Fituesit janë të obliguar që sa më parë t’i krijojnë institucionet

04 dhjetor 2019 | 13:10

Profesori universitar, Resul Sinani, përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ka reaguar rreth pengesave që po shfaqen për formimin e qeverisë mes LV-së dhe LDK-së.

Sinani ka thënë se zhgënjimi prej qeverive të deritanishme ka sjell humbjen e shpresës për një pjesë të madhe të shoqërisë sonë, por sipas tij, zhgënjimi nga qeveria e ardhshme e fut shoqërinë tonë në depresion.

“Fituesit janë të obliguar që sa më parë t’i krijojnë institucionet dhe të fillojnë qeverisjen sipas premtimeve me të cilat i kanë fituar zgjedhjet. Nuk ka kohe për lojëra. Çdo sekondë që kalon, tregon se gjithçka ka qenë fake dhe veç për pushtet. Tregojeni me vepra se jeni ndryshe për të mirë e jo ndryshe për të keq”, ka shkruar ai.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Studiuesit kanë monitoruar se si liqeni mbi sipërfaqen e akullit…