Reus: Dua të luaj që nga fillimi ndaj Suedisë

22 qershor 2018 | 13:13

Ylli i Gjermanisë, Marco Reus, kërkon nga trajneri Joachim Low ta inkuadrojë që nga fillimi në ndeshjen e dytë të Botërorit, e cila zhvillohet të shtunën ndaj Suedisë.

“Kam qenë për një kohë të gjatë i dëmtuar, por tani kam rigjetur ritmin tim. Të gjithë kanë dëshirë të luajnë dhe unë jam një prej tyre. Trajneri Low i di aftësitë e mia, ndaj shpresoj të jem në fushë për t’i ndihmuar shokët e skuadrës. Se në çfarë pozicioni nuk më intereson, rëndësi ka të jem aty. Por, siç thashë, kjo do të varet nga zgjedhjet që do të bëjë trajneri. Ai e di se çfarë duhet ndryshuar për mirë në skuadër”, ka deklaruar Reusi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot…