Reuteni: Krenar që më në fund e realizuam premtimin e vonuar të BE-së për Kosovën

18 prill 2023 | 12:50

Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar të martën dosjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Me këtë rast, eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, i cili është raportues për vizat e Kosovës në PE, pas këtij miratimi ka thënë se më në fund e kanë realizuar një premtim të vonuar për Kosovën.

“Parlamenti Evropian jep dritën jeshile përfundimtare për udhëtimin pa viza në BE për Kosovën. Krenar që më në fund e realizuam këtë premtim të vonuar të BE-së për qytetarët e Kosovës. Ju jeni pjesë e Evropës! Tani mund të hapim kapitullin tjetër duke ndërtuar më tej të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, ka thënë ai.

Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024.

Procedura e vetme e mbetur pas miratimit nga PE është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka…