Cramoni: Kosovë, urime liberalizimi i shumëpritur i vizave

18 prill 2023 | 12:45

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar qytetarët kosovarë pasi Parlamenti Evropian pak momente më parë ka votuar për liberalizimin e vizave.

Von Cramon, ka thënë se më në fund qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë lirisht nëpër në Evropë nga viti 2024.

“Lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës nga Parlamenti Evropian. Urime për liberalizimin e vizave të shumëpritur dhe shumë të merituar që do t’ju lejojë të udhëtoni më në fund lirisht nëpër Evropë që nga viti 2024! Gëzuar lirinë e lëvizjes!”, ka  shkruar Von Cramon në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë me dije se…