Mustafa: Liberalizimi është dashur të ndodhë në vitin 2016, e penguan këta që janë në pushtet

18 prill 2023 | 12:41

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë me dije se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është dashur të ndodhte më herët.

Ai ka vlerësuar se lëvizjen e lirë kosovarët e kanë merituar qysh në vitin 2016.

Për këtë vonës të madhe, Mustafa ka fajësuar ata që e kundërshtonin demarkacionin me Malin e Zi.

“Liberalizimi është dashur të ndodhë në vitin 2016, atëherë kur kemi qenë në prag të përmbushjes së të gjitha kritereve. Pengonin këta që janë tani në pushtet me kauzën e rrejshme të demarkacionit”, ka thënë Mustafa për “Insajderin”.

Duke e komentuar votimin në Parlamentin Evropian për këtë proces, i cili pritet të ndodh se shpejti, ai ka thënë se kjo është një ditë e merituar për Kosovën.

“Është një ditë mund të them pak e vonuar, por është një ditë shumë e merituar e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Mustafa.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar këdo që është…