Rama flet pas operacionit: Një falënderim nga zemra për këdo që u interesua për shëndetin tim

18 prill 2023 | 12:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar këdo që është interesuar këto ditë për shëndetin e tij, pas operacionit që kishte dje.

“Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim! Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falënderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Rama ka thënë se beson se shumë shpejt  t’i kthehet angazhimeve.

Kujtojmë se kryeministri Rama të hënën ka operuar zorrën qorre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bodybuilderi nga Kosova, Kushtrim Bajraktaraj ka triumfuar në dy kategori…