Kushtrim Bajraktaraj, kampion absolut në kupën e Evropës

18 prill 2023 | 12:28

Bodybuilderi nga Kosova, Kushtrim Bajraktaraj ka triumfuar në dy kategori në kupën e Evropës IFBB në këtë sport, në garë që u organizua në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Bajraktaraj fitoi fillimisht kategorinë deri në 90 kilogramë, dhe pastaj u shpall kampion absolut (overall) duke rrëmbyer çmimin kryesor në këtë kupë.

Kushtrim Bajraktaraj, në karrierën e tij ka fituar mbi 11 medalje të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë ato në kampionate botërore, evropiane dhe ballkanike ne sportin e bodybuildingut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian (PE) ka miratuar të martën vendimin për liberalizimin…