Reuters: Disa njësi policore po zgjasin orarin në 12 orë, për të kompensuar mungesën e oficerëve serbë

05 nëntor 2022 | 21:25

Lista serbe ka bërë sot të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë, duke përfshirë qeverinë, policinë, gjykatat, si shenjë proteste ndaj vendimit për përdorimin e targave të automjeteve.

Veç kësaj, kryetari i Listës Serbe dhe ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Lidhur me këtë rast, një zyrtar i ministrisë së Brendshme, që foli në kushte anonimiteti për Reuters, tha se disa njësi policore po zgjasin turnet deri në 12 orë nga tetë normale për të kompensuar mungesën e oficerëve serbë.

Rakiq deklaroi se ata nuk do të konsideronin kthimin nëse Kosova nuk heq vendimin për targat e vjetra që datojnë nga vitet 1990.

Ata gjithashtu kërkuan formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu bëri thirrje serbëve të mos “bojkotojnë apo braktisin institucionet e Kosovës”.

“Ata na shërbejnë të gjithëve, secilit prej jush. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”, ka shtuar Kurti në një postim në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia nuk ka mundur të shkatërrojë asnjë sistem të vetëm…