Revanshi Joshua-Ruiz zhvillohet në Arabinë Saudite 

12 gusht 2019 | 18:04

Revanshi mes boksierit meksikan Andy Ruiz Jr, kampion bote në peshën e rëndë dhe britanikut Anthony Joshua, do të zhvillohet më 7 dhjetor në Arabinë Saudite.

Lajmi është zyrtarizuar nga stafet e dy boksierëve. Ata kanë rëndë dakord të mos përballen në “shtëpitë” e tyre apo në Amerikë, por në mes të shkretëtirës. Duke qenë se boksierët nuk binin dakord për të dueluar në Britaninë e Madhe, Meksikë apo Amerikë, u vendos për një vend neutral. Në këtë duel, Andy Ruiz Jr do të mbrojë titujt e peshës së rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, të cilat i fitoi në sfidën e 1 qershorit. Në atë ditë, në Nju Jork, ai mundi me “KO teknik” në raundin e shtatë Joshua.

Andy Ruiz, 33 tore e 1 humbje në karrierën e tij, do të mbrojë për herë të parë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Ai refuzoi kategorikisht të duelojë në Britaninë e Madhe, ku do të kishte publikun kundër. Ndërsa Joshua, 22 fitore e 1 humbje, synon të rimarrë titujt kampionë që humbi më 1 qershor. Një revansh i menjëhershëm mes tyre mund të jetë një risk i madh për të.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët…