Rexha: Mund ta eliminojmë Sileksin

15 shtator 2020 | 22:32

Sulmuesi Kastriot Rexha është optimist se Drita ka potencial të mjaftueshëm për ta eliminuar skuadrën e Sileksit nga Liga e Evropës.

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, të enjten do të përballet me skuadrën e Sileksit, në ndeshjen e raundit të dytë eliminator në Ligën e Evropës. Sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha, ka thënë se kampionët e Kosovës e kanë studiuar skuadrën kundërshtare dhe se besojnë se mund ta eliminojnë nga Liga e Evropës. “Jemi duke u përgatitur mirë për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme për me. Po ashtu, kemi mbajtur në Shqipëri karantinë dhe kemi bërë përgatitje speciale për këtë ndeshje. Kemi parë edhe disa ndeshje të cilat ata kanë zhvilluar dhe mendoj se është e mundur ta kalojmë Sileksin. Skuadra ka treguar performanca të mira dhe do të shkojmë me besim për kualifikim më tutje”, ka thënë Rexha për “Epokën e re”.

Ndeshja në mes të skuadrës nga Maqedonia e Veriut dhe Dritës do të zhvillohet të enjten nga ora 20:00 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me dyer të mbyllura, pa praninë e publikut, për shkak të pandemisë Covid-19. Kjo ndeshje do të transmetohet në televizionin shtetëror të Maqedonisë, pasi marrëveshjes së arritur në mes drejtueseve të televizionit shtetëror dhe skuadrës nga Kratova.

Kampionia e Kosovës ka qenë mjaft aktive në afatin kalimtar, ku ka realizuar pesë transferime, të cilat janë mjaft cilësore. Gjilanasit e kanë rikthyer në Kosovë talentin Festim Alidema, por edhe Aarago Jamal. Përforcimet e tjera janë Ergyn Ahmeti, Vladica Brdarovski dhe Valmir Azemi.

(Veton ZYMBERI)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka folur rreth pjesëmarrjes së…