Rexhaj i LV-së: Zgjedhjet s’mund të bëhen kur ka dëshirë opozita, do ta çojmë mandatin deri në fund

04 janar 2024 | 14:54

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar pretendimet e opozitës për zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme vetme pse kërkon opozita.

Sipas tij, në zgjedhjet e viti 2021, Vetëvendosje ka marrë besimin për ta çuar këtë mandat deri në fund.

“Lëvizja Vetëvendosje ka mandatin prej qytetarit për katër vite në udhëheqje dhe sigurisht atë duhet ta respektojë, mandati jonë përfundon me katër vite qeverisje dhe atëherë duhet të shkojë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk mund të bëhen kur ka dëshirë opozita apo kushdo qoftë”, ka thënë Rexhaj për “Front Online”.

Megjithatë, ai ka thënë se parti e tij është e gatshme për zgjedhje.

“Ne jemi të gatshëm për zgjedhje qysh edhe nesër, mirëpo ne do të shkojmë atëherë kur na përfundon mandati”, ka thënë deputeti Rexhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Shqipërisë, Taulant…