Rexhaj: Kushtetuta po rishkruhet edhe njëherë, nuk e ndërrojmë Albulena Haxhiun

18 gusht 2025 | 22:31

Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, Vetvendosje përmes reagimit publik e cilësoi politizim. Deputeti i kësaj partie, Arbër Rexhaj i ftuar sonte në Politiko teksa tha se qëndrojnë mbrapa këtij mendimi,  deklaroi se po rishkruhet edhe njëherë Kushtetuesja.

Sot është dasht me u bë konstituimi i Kuvendit në akt solemn, deputetët me marrë pjesë në votim sepse ajo qartazi e thotë që kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet prej subjektit të parë. E çka ka bë Gjykata Kushtetuese, e ka marrë rolin ligjvënës të Kuvendit. Po e rishkruan edhe njëherë Kushtetuesën“, deklaroi ai teksa përmendi edhe disa gjetje që sipas tij janë “kundërthënie skandaloze”.

Madhe ne ‘Politico”, Rexhaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta ndërroj kandidaten për keyetare të Kuvendit, Albulena Haxhiun, “prap do ta propozojmë Albulena Haxhiun për kryetare”, ka thënë Rexhaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në…