REXHEP MALAJ – NËN GJAK E UJË I PATHYESHËM
Kjo skicë nuk është një vizatim aventuresk!
Është plagë e hapur e historisë shqiptare!
Është dëshmi se Heroi i Kombit Rexhep Malaj ishte i tëri zemër, sepse mbi trupin e Tij u thyen kërbaqët, u mbytën britmat e xhelatëve dhe u turpërua tradhtia shqiptare!
As uji ku ia zhytën kokën për ta mbytur të gjallë, as gjaku që i shpërthente rrëke nga hunda e goja, as rrahjet barbare të xhelatëve shqiptarë në shërbim të armikut, nuk e përkulën shpirtin e çelikut të pamposhtur shqiptar!
Heroi i Kombit Rexhep Malaj nuk foli!
Heroi i Kombit Rexhep Malaj nuk u thye!
Heroi i Kombit Rexhep Malaj nuk i dha shokët!
Heroi i Kombit Rexhep Malaj nuk e shiti luftën!
Heroi i Kombit Rexhep Malaj nuk e dorëzoi shtypin ilegal – armën e fjalës që e mbante ndezur flakën e lirisë në errësirën e pushtimit totalitar titist!
Çeliku shqiptar, Heroi i Kombit Rexhep Malaj, me trup të copëtuar, por me ndërgjegje të pathyeshme, ishte Ai që e mbrojti vazhdimësinë e veprimit politik ilegal aktiv dhe i ruajti gjallë damarët e rezistencës shqiptare në Kosovë dhe në të gjitha viset e robëruara shqiptare në ish-Jugosllavi!
Pamja dëshmon se Heroi i Kombit Rexhep Malaj u torturua përtej kufijve të njerëzores!
Jo vetëm siç e dëshmon kjo skicë e rrallë, e padëgjuar dhe e paparë, por Ai u torturua edhe me metoda edhe më të zeza, edhe më shtazore!
Heroi i Kombit Rexhep Malaj i përballoi, nuk u shua!
Ia doli titani heroik t’i mbijetonte të gjitha!
Të gjitha torturat e zeza që i provoi në trupin e Tij, Heroi i Kombit Rexhep Malaj i shënoi, i la të shkruara, jo si rrëfim dhembjeje, por si aktakuzë të përjetshme kundër xhelatëve shqiptar dhe atyre pushtues serb, por edhe si betim të shenjtë për brezat që do të vijnë!
Komandanti i Partisë së Luftës së Kosoves, Heroi i Kombit Rexhep Malaj nuk ishte vetëm luftëtar!
Ai ishte mur i pakalueshëm!
Ai ishte flakë e pashuar!
Ai ishte betim gjakut të derdhur për liri!
Ai ishte besë shqiptare e çelikut të pamposhtur!
Ai ishte Kosova që nuk dorëzohej përballë dhunës dhe terrorit të Serbisë pushtuese!
Ai ishte Shqipëria Nënë, që nuk ta kthen shpinën, të përkrahë e të mban në gji dhe kurrë nuk vdes!
Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Rexhep Malaj!
Prishtinë, 29 Janar 2026!




