Rexhep Selimi flet për Gjykatën Speciale

22 dhjetor 22:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, deklaroi se ai dhe Lëvizja Vetëvendosje! janë kundër Gjykatës Speciale, por sqaroi pse përfaqësuesit e grupit parlamentar të VV-së nuk morën pjesë sonte në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, ku dështoi shqyrtimi i kërkesës së deputetëve në mungesë kuorumi.

“Edhe qëndrimi im edhe i Lëvizjes është ai i njëjti me atë të 2015-ës. Jemi kundër Gjykatës Speciale si diçka e padrejtë dhe antishqiptare”, ka thënë Selimi për “KALLXO.com”.

“Njëkohësisht kjo Gjykatë është një projekt i dëmshëm për Kosovën i cili u sponsorizua nga Qeveria Thaçi dhe u votua nga mazhoranca e asaj kohe PDK-LDK-LS prandaj ne kemi të njëjtin qëndrim sikur atëherë”, rikujtoi Selimi, isha anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Por edhe drejt kësaj nuk ecim qorras e as me seanca të territ që nuk i dihet se si i zbardh dita e nesërme”, shtoi Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka marrë vendim që të…