Rezonanca Magnetike dhe Rëntgeni Digjital janë rregulluar, tashmë janë në dispozicion të qytetarëve të Pejës

18 gusht 2025 | 10:57

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar  opinionin publik se, me përkrahjen buxhetore të ShSKUK-së, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë kryer ndërhyrjet e nevojshme teknike dhe është bërë funksionalizimi i pajisjeve të avancuara diagnostike.

“Rezonanca Magnetike dhe Rëntgeni Digjital janë rregulluar dhe tashmë janë në dispozicion të qytetarëve të rajonit të Pejës, duke u mundësuar atyre që të marrin shërbime moderne dhe të sigurta brenda këtij institucioni shëndetësor”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

ShSKUK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për periudhën kur këto shërbime nuk ishin në shërbim të pacientëve, për shkak të procedurave të domosdoshme të prokurimit dhe kohës që kërkojnë ato.

“ShSKUK mbetet e përkushtuar që, përmes përkrahjes buxhetore dhe investimeve të vazhdueshme, të përmirësojë infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe institucionet tjera përbërëse”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ethem Çeku Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë…