Rezultat befasuese në ndeshjen Ferizaj – Prishtina

23 nëntor 2018 | 15:31

Me rezultat befasues është mbyllur ndeshja e zhvilluar në mes Ferizajt dhe Prishtinës, në kuadër të javës së 16-të.

Ferizaj ia ka arritur që për herë të dytë brenda këtij kampionati të ndal Prishtinën, pasi sot luajti 0-0. Edhe në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë rezultati final ishte 0-0.

Prishtina vazhdon të jetë e para në renditjen tabelore me 37 pikë, por në rast të fitores se Feronikelit, do të zbresë në pozitën e dytë në tabelë. Ferizaj renditet në pozitën e parafundit me 15 pikë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka…