Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve

16 korrik 2020 | 13:38

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve.

“Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar. Uroj Ali Ahmetin dhe BDI-në për suksesin e treguar në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Besoj në një bashkim të fortë të spektrit politik shqiptar, për ta fuqizuar më tutje pozitën e shqiptarëve në shtetin e tyre”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se është lajm i mirëpritur që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë më tutje të luajnë rol vendimtar në rrugëtimin drejt integrimit brenda vlerave euro- atlantike.

Në bazë të rezultateve të deritanishme dhe simulimit të tyre në mandate, LSDM-ja ka fituar 46 ulëse në Kuvend, VMRO DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, Aleanca Alternativa 12, “E majta” dhe PDSH 1 mandat. Por këto ndarje të mandatave mund të ndryshojnë deri në numërimin përfundimtar të votave.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka…