Rezultati i studimit: 1 nga 10 pacientët me diabet humbi jetën nga Covid-19

30 maj 2020 | 10:50

Covid-19 është një virus i cili rrezikon më së shumti personat të cilët vuajnë prej kohësh nga sëmundje.

Sipas të dhënave të shumë instituteve e të ekspertëve, personat më të rrezikuar janë personat që vuajnë nga diabeti.

Një nga 10 pacientët me Covid-19 humbet jetën brenda shtatë ditëve të para të shtrimit në spital dhe një në pesë pacientë kishte nevojë për një ventilator për të marrë frymë, sipas një studimi të ri nga studiuesit francezë.

Diabeti është një nga kushtet themelore shëndetësore që ekspertët e shëndetit besojnë se i vë njerëzit në rrezik më të madh për zhvillimin e simptomave më të rënda të Covid-19 dhe studimi botuar në revistën “Diabetologia” të enjten, duket se e konfirmon këtë.

Studiuesit shikuan më shumë se 1 300 pacientë me koronavirus në 53 spitale në Francë midis datave 10 dhe 31 mars. Shumica – 89% – kishin diabet të tipit 2; 3 % kishin diabet të tipit 1; dhe pjesa tjetër kishte forma të tjera të sëmundjes.

Shumica e pacientëve ishin burra dhe mosha mesatare e të gjithë pacientëve në studim ishte 70. Të moshuarit me Covid-19 tregojnë simptoma të pazakonta thonë mjekët në ditën e shtatë të studimit, 29 % e pacientëve ishin ose në një ventilator ose kishin vdekur.

Studiuesit thanë se 1 në 5 pacientë ishte në një ventilator dhe 1 në 10 kishte vdekur, ndërsa 18 % ishin larguar nga spitali.

Pacientët me komplikime diabetike më shumë se dy herë kishin të ngjarë të vdisnin brenda një jave, përfunduan studiuesit.

Ata, gjithashtu, zbuluan se pacientët 75 vjeç dhe më të vjetër kishin 14 herë më shumë të ngjarë të vdisnin sesa pacientët nën 55 vjeç; dhe pacientët 65 deri në 74 vjeç kishin tre herë më shumë të ngjarë të vdisnin se ata nën 55 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë shtete janë duke bërë plane për të mirëpritur turistët…