Ribashkohen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

11 maj 13:09

Sipas mediave të huaja rozë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë ribashkuar jo si miq, por më shumë, pas më shumë se 17 vitesh kur i dhanë fund fejesës së tyre.

“Ajo kaloi një kohë të mirë me Ben”, tha një burim për “People”. “Jennifer është e lumtur me të dhe i pëlqen të kalojnë kohë bashkë”. Udhëtimi i dyshes në Montana ndodhi rreth një javë pasi ishin fotografuar jashtë shtëpisë së saj në Los Angeles në fund të Prillit.

“Ata kanë një lidhje të fortë. E gjitha ka qenë e shpejtë dhe intensive, por Jennifer është e lumtur”, vijon më tej burimi, i cili është pranë çiftit. Ata më pas u panë duke arritur përsëri në Los Angeles me një avion privat.

Lopez dhe Affleck u fejuan  në 2002-in, kur luanin në filmat “Jersey Girl” dhe “Gigli”. Ata e shtynë ditët e martesës së tyre në 2003-in, më pas u ndanë zyrtarisht deri në Janar të 2004-ës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U luajtën gjashtë ndeshje në një mbrëmje në NBA, e…