Westbrook në histori, thyen rekordin e legjendës Oscar Robertson

11 maj 2021 | 13:09

U luajtën gjashtë ndeshje në një mbrëmje në NBA, e cila do të mbetet në histori. Sepse Russell Westbrook u bë lojtari me numrin më të madhe të “triple-double” (numër dyshifror në tri aspekte të lojës) në kampionatin më spaktakolar të basketbollit në planet.

Ylli i Washington Wizards e mbylli takimin ndaj Atlanta Hawks me “triple-double” e 128 në karrierë e tij: 28 pikë, 21 asistime dhe 13  “rebound”, duke parakaluar një legjendë si Oscar Robertson. Takimi, në fakt, u fitua nga Hawks me vetëm një pikë diferencë, 125-124, falë 36 pikëve të Trae Young dhe 28 të John Collins. Për Wizards nuk mjaftuan plot 45 pikë të realizuara vetëm në periodën e fundit, me Westbrook që pati mundësi të shënonte koshin e fitores, por gaboi pikërisht në momentin e rënies së sirenës, raporton “Supersport”.

Steph Curry udhëhoqi Golden State Warriors në suksesin ndaj Utah Jazz me rezultatin e ngushtë 119-116. Basketbollisti i lindur në Akron realizoi në total 36 pikë, ku veçohet trepikëshi i fitores vetëm 13 që sekonda para përfundimit të takimit. Në radhët e Jazz, në mungesë të Donovan Mitchell dhe Mike Conley, spikati Jordan Clarkson me 41 pikë, por që nuk mjaftuan për fitoren, për shkak të disa gabimeve radhazi në fundit e ndeshjes.

Humbje shkatërruese për Milwaukee Bucks, që u dorëzuan përballë San Antonio Spurs në shifrat 146-125 në një përballje e vendosur që në pjesën e parë, me skuadrën e drejtuar nga Popovich që udhëhiqte 87-64. Miqve nuk u bënë punë 28 pikët e Giannis Antetokounmpos, ndërsa Spursat u frymëzuan nga DeMar DeRozan, autor i 23 pikëve.

Me 50 pikë të realizuara vetëm në periodën e parë, Portland Trail Blazers fituan 140-129 përballë Houston Rockets. Damian Lillard ishte më i miri mbi parket me 34 pikë, ndërsa CJ McCollum dhe Norman Powell shtuan nga 28 pikë secili. Blazers, me këtë sukses të rëndësishëm konsolidojnë vendin e gjashtë, duke iu larguar rrezikut për të luajtur në play-in.

Fitore dhe për Indiana Pacers në parketin e Cleveland Cavaliers me rezultatin 111-102 falë 25 pikëve të Kelan Martin, ndërsa Memphis Grizzlies iu imponuan New Orleans Pelicans 115-110 me 23 pikë të Dillon Brooks.

Rezultatet

Atlanta Hawks – Washington Wizards                  125-124
Cleveland Cavaliers – Indiana Pacers                     102-111
Memphis Grizzlies – New Orleans Pelicans          115-110
San Antonio Spurs – Milwaukee Bucks                 146-125
Golden State Warriors – Utah Jazz                        119-116
Portland Trail Blazers – Houston Rockets            140-129

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elvana Gjata është duke vazhduar me postimin e fotove të…