Ribery i rilindur te Fiorentina

27 shtator 2019 | 12:01

Frank Ribery u largua nga Bayern Muncheni me një ide të qartë pas 12 vjetëve, 425 ndeshjeve, 124 golave dhe 182 asistimeve të dhuruara: të vazhdonte të luante futboll ashtu sikurse Francesco Totti deri në moshën 40-vjeçare.

Refuzoi oferta të larta nga Qatari dhe ofertat faraonike nga Kina vetëm për t’u treguar të gjithëve që vijon të ketë nivel për të luajtur në elitë. Te Fiorentina po tregon se mosha 36-vjeçare nuk e pengon për asgjë.

“Nëse më sjellin një futbollist si ai do t’u ofroj drejtuesve një darkë në shenjë falënderimi”, kishte deklaruar Montella, dhe duket se ky vlerësim ka qenë i drejtë. Ribery u bë pjesë e ekipit vjollcë kur ishte jashtë forme e, në fakt, ka luajtur vetëm 240 minuta, ku në dy ndeshjet e para erdhi nga stoli, ndërsa në 3 të fundit luajti titullar. Kaq i ka mjaftuar të shndërrohet në një nga figurat kryesore të kampionatit italian. Shënoi një gol të rëndësishëm pas pasimit të Federico Chiesas në barazimin 2-2 ndaj Atalantës dhe dha një asistim për Pezzellan, që i ndihmoi Fiorentinës të fitojë 2-1 me Sampdorian.

Francezi është futbollisti i dytë që ka më tepër gjuajtje drejt portës në Serinë A. Kjo vërteton se mosha nuk ka ndikuar në formën dhe cilësitë e Ribery, i cili, me sa duket, ka pasur forcë për të vijuar edhe te Bayerni, por tani shkëlqen te Fiorentina.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Bajram Hasani, ka mbajtur…