
Ribery kërkohet nga Lazio
29 prill 2021
| 12:20
E ardhmja e Franck Ribery mbetet e paqartë, pasi kontrata i skadon në fund të këtij edicioni.
Fiorentina është e interesuar që të vazhdon kontratën me futbollistin francez, por me kusht që t’ia përgjysmojë pagën. Në anën tjetër në garë për transferimin e tij ka hyrë skuadra e Lazios, e cila e sheh veteranin francez si një lojtar të dobishëm për klubin.
38-vjeçari ka luajtur edhe për Bayern Munchen dhe Marseille.
/Epoka e re/