Ribotohet libri “Jetë në rrugëtim”, i autorit Haki Morina

28 nëntor 2018 | 13:25

Pas interesimit të madh të lexuesve, është ribotuar libri “Jetë në rrugëtim”, i autorit Haki Morina.

Përmes librit “Jetë në rrugëtim”, autori Haki Morina, me anën e rrëfimit të tij të rrjedhshëm, të strukturuar e të begatuar me spontanitet, ia ka dalë me sukses që përmes dramës personale t’u sjellë lexuesve të të gjitha gjeneratave, posaçërisht të gjeneratës së re, një akt të rëndësishëm të dramës së përgjithshme të Kosovës, përkatësisht të rrugëtimit të lirisë dhe mbijetesës së saj.

Ky libër e pasuron dhe e bën më të begatshme letërsinë memoaristike shqiptare të Kosovës që për tematikë e ka burgun politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të projekteve për subvencionimin e bujqve lokal, Komuna…