Komuna e Malishevës shpërndanë 80 makina shpërndarëse të plehut

28 nëntor 2018 | 13:22

Në kuadër të projekteve për subvencionimin e bujqve lokal, Komuna e Malishevës ka shpërndarë 80 makina shpërndarëse të plehut, për 80 bujq të kësaj komune.

Me këtë rast, nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë se bujqësia është prioritet i qeverisjes komunale.

“Bujqësia është prioritet i yni si qeverisje komunale dhe jemi duke bërë më të mirën të mundshme, që ti përkrahim bujqit dhe fermerët tanë, me subvencione të ndryshme. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, ne sot po e realizojmë dhe subvencion e gjashtë me radhë për këtë vit në sektorin e bujqësisë”, ka thënë Berisha.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, ka bërë me dije se ky projekt i subvencionimit për 80 makina shpërndarëse të plehut, ka kushtuar rreth 14 mijë euro dhe është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se nuk do të…