Riemërohet Komisioni për të drejtat e njeriut, i shtohet pjesa ‘viktima të dhunës seksuale gjatë luftës’
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro vendimit për riemërimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Peticione, duke ia shtuar edhe pjesën “Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës”.
Për riemërimin e këtij komisioni kanë votuar 84 deputetë.
Në lidhje me këtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi u ka bërë thirrje deputetëve që ta përkrahin këtë propozim.
“Përmes votës së tyre, qytetarët u treguan të gatshëm për të përkrahur viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ku një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është bërë përmes propozimit për riemërimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione duke i shtuar edhe kategoria ‘Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës’, ka thënë Krasniqi.



