Rifunksionalizohet pika informuese për turistë në Prizren

09 tetor 2019 | 11:08

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik ka bërë rifunksionalizimin e pikës informuese për turistë në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kjo pikë informuese më parë ka qenë e vendosur në lagjen “Bazhdarhane” dhe që nga viti 2017 ka mbetur jashtë funksionit për shkak të vendosjes në lokacion të gabuar.

“Duke pasur parasysh zonat më të frekuentuara nga turistët dhe nevojës për t’u dhënë informacione atyre, është vendosur që kjo pikë informuese për turistë të rifunksionalizohet dhe të zhvendoset në afërsi të Stacionit të Autobusëve si zonë më e qasshme. Në këtë pikë do të punohet sipas orarit të rregullt 08:00-16:00, ku turistët do të mund të informohen lidhur me ofertat dhe pakot turistike që ofrohen në Komunën e Prizrenit. Kjo është pika e tretë informuese për turistë në Komunën e Prizrenit pas asaj që gjendet në objektin e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik dhe pikës tjetër që gjendet në rrugën ‘Farkatarët’”, ka njoftuar Komuna e Prizrenit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…